E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skerdilajd Curri, probleme tek Erzgebirge

Probleme në dukje për sulmuesin shqiptar, Skerdilajd Curri, në radhët e skuadrës Erzgebirge Aue. Lajmin e bëri publik shtypi gjerman, sipas të cilit bomberi historik i kësaj skuadre ka pasur polemika me trajnerin për sa i përket zbritjes së tij në stërvitje së bashku me skuadrën. Curri sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë, i cili e ka mbajtur larg fushës për të paktën 7 javë. Ndërkohë që shkak për polemika me trajnerin Riko Shmit duket se është bërë fakti se ai nuk ka dashur të rrezikojë. "Nuk dua të rrezikoj", është shprehur kavajasi. Trajneri Shmid nuk ka dashur ta komentojë këtë situatë dhe e ka lënë Currin të stërvitet i veçuar nga skuadra. Por pozitat e tij në ekip duket se tashmë janë rrezikuar. Ndërkohë që skuadra e Erzgebirges ka blerë dje sulmuesin e ri kosovar, Alban Ramaj, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›