42 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në Indi
Rrëshqitjet e dheut, të nxitura nga reshjet e fuqishme, i kanë kushtuar me jetë së paku 42 personave në jug të Indisë, ka njoftuar sot një zyrtar.
Rrëshqitjet ndodhën në rajonet Oty dhe Coonoor, në shtetin Tamil Nadu, deklaroi ky zyrtar, i cili deshi të mbetet anonim. Ky rajon gjendet rreth 1800 km në jug të kryeqytetit New Delhi.
Ekipet shpëtimtare kanë zbuluar 14 kufoma të hënën dhe 28 kufoma gjatë ditës së sotme, theksoi zyrtari, duke shtuar se tetë persona tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital. Ai më tutje shtoi se pritet që të shtohet numri i personave të vdekur, pasi që operacioni i ekipeve shpëtimtare është duke vazhduar.
Oty është një destinacion i popullarizuar i turistëve, por asnjë prej viktimave nuk ishin shtetas të huaj. Reshjet vjetore, të cilat në indi fillojnë në qershor dhe zakonisht zgjasin deri në shtator, për çdo vit nxisin vërshime dhe rrëshqitje të dheut, si pasojë e të cilave vdesin me qindra njerëz. Megjithatë, këto reshje janë vitale për bujqësinë e Indisë.
Sa i përket pjesëve jugore të Indisë, është e zakonshme që të reshurat e fuqishme të zgjasin edhe gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.