Shkëmbim zjarri mes dy Koreve
Anijet luftarake të dy Koreve kanë shkëmbyer sot zjarr, përgjatë kufirit të tyre të kontestuar detar në perëndim, me një anije të Koresë Veriore e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme, para se të zmbrapsej, kanë njoftuar zyrtarët e ushtrisë së Koresë së Jugut.
Në radhët e forcave të Koresë së Jugut nuk ka pasur viktima, njoftoi shtatmadhoria e ushtrisë së Koresë së Jugut dhe mbeti e paqartë se a ka pasur viktima në mesin e forcave të Koresë së Veriut. Dy palët akuzuan njëra-tjetrën për cenim të kufirit detar.
Kjo përleshje-e para e këtij lloji pas shtatë viteve-ndodhi në momentin kur zyrtarët amerikanë njoftuan se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka vendosur të dërgoj një emisar të tij special në Phenian, për të biseduar për programin bërthamor të këtij shteti komunist. Obama pritet të vizitojë Korenë e Jugut javën e ardhshme.
Është ky një incident për keqardhje. I kemi dërguar një protestë Koresë së Veriut dhe kemi kërkuar që ajo të ndërmarrë masa për parandalimin e incidenteve të këtilla, tha një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut.
Ushtria e Koresë së Veriut në anën tjetër lëshoi një kumtesë, në të cilën akuzoi Korenë e Jugut për provokim të armatosur, duke theksuar se anijet jug-koreane kanë depërtuar në ujërat e Koresë së Veriut.