“Snajperisti i Washingtonit” ekzekutohet sot

Snajperisti i Washingtonit, i cili vrau 10 njerëz në vitin 2002 në rrethinat e kryeqytetit amerikan, do të ekzekutohet sot me injektim vdekjeprurës, pasi Gjykata Supreme e refuzoi apelin për pezullimin e ekzekutimit.
John Allen Muhammad, 48 vjeç, u shpall fajtor në vitin 2004 dhe u dënua me vdekje në Virginia , për shkak të të shtënave që e terrorizuan zonën e Washingtonit.
Ai u kap pas një gjahu të madh të policisë.
Prokurorët thanë se Muhammad, i cili kishte shërbyer në ushtrinë amerikane, përdori pushkë snajper për ti qëlluar viktimat e tij në qendrat tregtare, para shkollave dhe para pikave të karburantit.
Bashkëpunëtori i tij, Lee Boyd Malvo, i cili në kohën e vrasjeve ishte 17 vjeç, e vuan dënimin me burg të përjetshëm, raporton Radio Evropa e Lirë.