E Diel, 1 Nëntor 2026

45 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Karachi

Qyteti më i madh në Paktistan, Karachi është bllokuar pothuajse i tëri të hënën , një ditë pas shpërthimit të bobmës ku vdiqën 45 veta në një zonë të banuar kryesisht me shiit.

Trafiku në qytet ishte i rrallë, pasi që institucionet edukative, bizneset dhe tregjet janë mbyllur duke respektuar deklaratën e autoriteteve lokale për një ditë zie për viktimat e shpërthimit të së dieles në xhaminë shiite në qytetin Abbas në rajonin e Karachit.

Zyrtarë qeveritar thonë se më shumë se 150 të tjerë janë plagosur, pasi që shpërthimi ka ndodhur në mes të dy banesave pesë-katëshe, duke shkaktuar zjarrë në njërën prej tyre dhe duke lënë dhjetra viktima në rrënoja./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›