46 gazetarë të vrarë gjatë 2011-ës në botë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka bërë të ditur për vrasjen e 46 gazetarëve vitin e kaluar, në vende të ndryshme të botës.
Në raportin e tij vjetor “Sulmet në shtyp 2011”, grupi me seli në Nju Jork tha se Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku janë regjistruar 7 viktima.
Ai është pasuar nga Libia dhe Iraku, me nga pesë gazetarë të vrarë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 15 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të Pranverës Arabe.
Organizata tha se të paktën 179 gazetarë janë burgosur në 2011-ën, çfarë paraqet edhe nivelin më të lartë që nga vitet 1990.
Raporti dënon fushatat e qeverive për të censuruar mediat në vendet si: Kina, Siria dhe Egjipti.