Sulmi në Kandahar, Thaçi ngushëllon Berishën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar sot kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e kapitenit Feti Vogli në Afganistan.
“Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Kandahar të Afganistanit, ra në krye të detyrës Komandanti Feti Vogli. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.
Ai thekson se “ky është një moment i vështirë për shtetin shqiptar, për familjen Vogli, për miqtë e tij, por edhe për gjithë kombin shqiptar”.
Gjithashtu, I ka uruar edhe shërim sa më të shpejtë Nëntetarit, Aleksandër Pecit.
”Jemi të bindur se Shqipëria do të vazhdojë edhe më tej të luaj rol të rëndësishëm në kuadër të Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në misionin e tyre të paqes”, thuhet në telegramin e Thaçit.