E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE konfirmon shtyrjen e dialogut Kosovë-Serbi

Ndonëse i parashkuar të niste në orën 10:00 të ditës së sotme, raundi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka filluar.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shtyrja ka pasuar mungesën e delegacionit të Prishtinës në Bruksel.

Ndërkohë ende është e paqartë nëse bëhet fjalë për vonesë teknike apo shtyrje të të gjithë procesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›