E Shtunë, 31 Tetor 2026

46 milionë euro për ‘strehëzën e dashurisë’

Apartamenti parisien ku jetuan historinë e dashurisë ikonat e kinemasë Alain Delon dhe Romy Schneider është nxjerrë në shitje.

“Çerdhja e dashurisë” së çiftit më të famshëm në vitet 1960 ka një sipërfaqe rreth 780 metra katrorë dhe do të shitet me një çmim rekord, prej 46 milionë eurosh.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ‘Ansa’, që ka cituar “Sotheby's International Realty”. Apartamenti ndodhet në pjesën perëndimore të Parisit dhe ka një tarracë gjigante me pamje nga Kulla Eiffel.

Historia e dashurisë së çiftit Delon-Schneider, ndonëse ishte jetëshkurtër, ngjalli shumë interes në atë periudhë. Çifti u njoh në vitin 1958 gjatë xhirimeve të një filmi dhe ishte dashuri me shikim të parë. Aktorja austriake u transferua në Paris për të qëndruar pranë Delon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›