47- vjeçari i vë flakën vetes pasi e pushuan nga puna

Foto Ilustruese
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit. Një punonjës i Bashkisë në sektorin e pastrim- gjelbërimit i ka vënë flakën vetës.
Sipas të dhënave të para mësohet se Gëzim Hamiti, 47 vjeç është eshte lyer me benzine dhe me pas i ka vene flaken vetes menjëherë pasi ka marrë vesh se është pushuar nga puna.
Ngjarja e rende ka ndodhur para Bashkise se qytetit te Pogradecit.
Policia njoftoi se Hamiti është në gjendje të rëndë për jetën i shtruar në spitalin rajonal të qytetit dhe se aktin e ka kryer ne gjendje te dehur.
Ky akt i rende, pason dy raste te tjera te ndodhur ne Tirana, ku dy ish te perndjekur politik tentuan ti japin fund jetes nepermjet vetedjegies.