E Martë, 3 Nëntor 2026

5 Maji, Rama: Të paharrueshëm dëshmorët e Atdheut

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, kryeministri Edi Rama nderoi sot kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Të paharrueshëm dëshmorët e Atdheut”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau momente nga homazhet që po kryhen në monumentin “Nënë Shqipëri”.

5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›