E Martë, 3 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Danimarka shënon 80 vjetorin e çlirimit nga Gjermania naziste

KOPENHAGË, 5 maj /ATSH-DPA/- Danimarka përkujtoi dje 80-vjetorin e çlirimit të saj nga pushtimi nazist – me një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë anëtarë të familjes mbretërore dhe zyrtarë qeveritarë.

Mbreti Frederik X, mbretëresha Mary, ish-mbretëresha Margrethe II dhe anëtarë të qeverisë të udhëhequr nga kryeministrja, Mette Frederiksen iu bashkuan një shërbimi paqeje në “Kishën e Zonjës Sonë” në Kopenhagë – për të përkujtuar fundin e pesë viteve të pushtimit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania pushtoi Danimarkën dhe Norvegjinë neutrale më 9 prill 1940, duke nisur pushtimin pa një deklaratë zyrtare lufte.

Danimarka u dorëzua pas luftimeve të shkurtra, ndërsa Norvegjia rezistoi për gati dy muaj para kapitullimit.

Në mbrëmjen e 4 majit 1945, danezët mësuan nëpërmjet radios se forcat gjermane në Danimarkë, Holandë dhe Gjermaninë veriperëndimore ishin dorëzuar.

Kapitullimi i pjesshëm gjerman hyri në fuqi mëngjesin tjetër. Pushtimi i Norvegjisë përfundoi katër ditë më vonë me dorëzimin e plotë të Gjermanisë, më 8 maj. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›