'5 Maji', politika përkujton e ndarë Dëshmorët e Atdheut, homazhe tek 'Nëna Shqipëri'

TIRANE - Shqiptarët përkujtojnë sot 5 Majin, “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për Atdheun.
Ashtu sikurse çdo vit, mazhoranca dhe opozita, zhvilluan homazhe të ndara në "Varrezat e Dëshmorëve", duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, në ceremoni të ndara.
Rreth orës 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilluan homazhe, Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule. Më pas, rreth orës 11:00, opozita e bashkuar, me në krye liderin e PS-së Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta, u përkulën përpara memorialit "Nënë Shqipëri", në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Dëshmorët ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1945.
OPOZITA AKTIVITET NE KUADER TE “5 MAJIT”, RAMA: IDEALET E DESHMORËVE SOT JANE TE TRADHTUARA
ORA 12:30 - Në përfundim të homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, partitë e majta zhvilluan një aktivitet në një nga restorantet e njohura në periferi të Tiranës, për të përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e Atdheut. Në fjalën e rastit, kryetari i PS-së, Edi Rama tha se idealet e dëshmorëve janë sot të tradhtuara nga ata që drejtojnë shtetin. Duke e kthyer vëmendjen tek zgjedhjet, Rama u shpreh i bindur se e majta do të sigurojë një fitore plebishitare në 23 qershor. Sipas tij, “shqiptarët sot janë përballë zgjedhjes për të vazhduar rrugën e rrënimit apo për të mbështetur rilindjen kombëtare”.
“Çdo vizitë në varrezat e dëshmorëve është njëkohësisht edhe një vizitë në varrezat e idealeve të tradhtuara nga ata që sot e sundojnë Shqipërinë, si shëmbëlltyra të një tradhtie të dyfishtë. Të tradhtisë së ëndrrave dhe shpresave që i vendosen shqiptarët krah për krah me të gjitha forcat e botës kundër murtajës fashiste dhe idealeve dhe shpresave të tradhtuara të atyre që i nxorën shqiptarët në rrugë në vitet ‘90. Në 23 qershor do të konfirmohet vullneti i shqiptarëve për të mos u zmbrapsur, dorëzuar përpara besimit se të gjitha ëndrrat dhe shpresat që frymëzuan luftën nacionalçlirimtare dhe lëvizjen e dhjetorit, janë aty të gatshme për të marrë rrugën, pasi populli me votë t’i hapë rrugën në 23 qershor duke votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane, për të pasur nesër qeverinë legjitime të popullit shqiptar”- u shpreh Rama.
META: 5 MAJI, JO VETËM DITE NDERIMI, POR FRYMEZIM PER TE ARDHMEN
ORA 12:25 - Kryetari i LSI-së Ilir Meta theksoi se 5 maji, përveç kujtimin dhe nderimit të dëshmorëve, duhet të konsiderohet si një ditë frymëzimi për të ardhmen. Ai u shpreh i bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë pikënisja për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
“Jam i bindur se edhe 23 qershori do të japi një kontribut të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe për të lartësuar më tej kujtimin dhe veprën e dëshmorëve. Tani të miratojmë edhe ato 3 ligjet sa me shpejt në mënyrë që vendi të hyjë sa më shpejt në BE”- u shpreh Meta.
OPOZITA BASHKUAR ZHVILLON HOMAZHE
ORA 11:00 - Rreth orës 11:00, në memorialin “Nëna Shqipëri” vendosën kurora me lule përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Kryetari i PS-së Edi Rama, lideri i LSI-së Ilir Meta dhe drejtues të lartë të opozitës shqiptare u përkulën me nderim përpara memorialit "Nënë Shqipëri".
BERISHA: NDER PERJETE TE RENEVE TE KOMBIT
ORA 10:10 - Në përfundim të homazheve, kryeministri Berisha tha se sot është dita e përuljes para të rënëve të kombit, të cilëve u detyrohemi lirinë.
“Nderimi më i madh, ndjenjat, dashuria, gjithçka tjetër janë sot tek të rënët e kombit tonë. Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para atyre vajzave e djemve, burrave dhe grave që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri. Bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë. Bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nder përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan”,- u shpreh kryeministri Berisha.
ALEANCA KUQ E ZI, NJE FLAMUR PER ÇDO DESHMOR
ORA 09:45 - Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Aleanca Kuq e Zi zhvilloi homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Për të dytin vit radhazi, drejtues të AK vendosën nga një flamur kombëtar për çdo dëshmor. Pas homazheve, Lisen Bashkurti në emër të Aleancës Kuq e Zi u shpreh: “Sot është një ditë e madhe për mbarë njerëzimin, është dita kur kujtojmë rrënimin e nazifashismit në botë dhe triumfin e aleancës antifashiste. Është dita kur djemtë dhe vajzat më të mira të Shqipërisë flijuan jetën e tyre. Ne jemi borxhli për jetë të jetëve gjakut, sakrificës së tyre, që luftuan për një Shqipëri të lirë, të pavarur, për një komb dinjitoz, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ne kemi amanet si Aleancë Kuq e Zi t’i dedikojmë gjithë jetën tonë veprës së tyre madhore. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të kombit, i përjetshëm qoftë frymëzimi i tyre në jetën, luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe demokraci”.
5 MAJI, DITA E DËSHMORËVE, HOMAZHE NËPËR RRETHE
5 Maji, dita në nderim të aktit heroik të heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë, u kujtua sot jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha rrethet e vendit, ku përfaqësues të forcave politike, pushtetit lokal, familjarë dhe qytetarë të ndryshëm vendosën kurora me lule në 'Varrezat e Dëshmorëve' të qyteteve.
ELBASAN
Përfaqësues të pushtetit lokal në qytetin e Elbasanit, si dhe të partive politike kanë zhvilluar paraditen e sotme homazhe në 'Varrezat e Dëshmorëve' në kuadër të 5 Majit. Kurora me lule janë vendosur në lapidarin e të rënëve, ku nuk ka munguar edhe pjesëmarrja e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini ka deklaruar se “dita e dëshmorëve është dita kur kujtojmë me krenari të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Dëshmorët dhanë jetën e tyre, rininë e tyre për lirinë e atdheut. Më pas është vizituar edhe muzeu ku ndodhen fotot e dëshmorëve të rënë në qytetin e Elbasanit. Shumë dëshmorë janë përjetësuar në emra rrugësh dhe librash në këtë qytet.
BERAT
Në ditën e dëshmorëve, drejtues të pushtetit vendor, deputetë e familjarë të dëshmorëve të luftës kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Beratit. Ceremonia ka filluar mëngjesin e sotëm me vendosjen e kurorave e buqetave me lule në përmendoren kushtuar të rënëve e më pas janë zhvilluar nderimet e rastit në varret e dëshmorëve Beratas që ranë për lirinë e Atdheut. Duke folur për mediat, deputeti Nasip Naço vlerësoi si të pavdekshme figurën e dëshmorëve që dhanë jetën për t’i sjellë lirinë Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb)