E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halla e Tupac Shakur në listën e FBI, kërkohet për terrorizëm

SHBA - Halla e legjendës së muzikës Rap, Tupac Shakur është gruaja e parë që ndodhet në listën e FBI-së të terroristëve më të kërkuar në botë.

Joanne Chesimard, 65 vjeç, e cila thuhet gjithashtu se ka qenë edhe kumbarja e Tupac, u dënua në vitin 1977 për vrasjen e një oficeri të policisë, Trooper Ëerner Foerster, në Nju Xhersi, SHBA. Ajo u burgos, por u arratis dhe më vonë iku në Kubë.

FBI ka dyfishuar tani shpërblimin për kapjen e saj, duke e çuar shumë në 2 milion dollarë. Tupac Shakur ka qenë një nga reperat më të suksesshëm në vitet 1990, karriera e të cilit u ndërpre në moshën 25- vjeçare, pasi u qëllua për vdekje në Las Vegas.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›