E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismalic Ghosts Team hackerojnë faqen zyrtare të Avokatit të Popullit

avoktai-i-popullitTiranë- Hackerat kanë sulmuar ditën e sotme faqen zyrtare në web të institucionit të Avokatit të Popullit.

Nëse kërkoni në internet të hapni faqen zyrtare www.avokatipopullit.gov.al do të shfaqet një faqe e zezë me një mbishkrim: Ismalic Ghosts Team, To be,or not to be ( të jesh, apo të mos jesh).

Ky mesazh në gjuhën angleze nuk dihet ende se çfarë domethënie ka për këtë institucion, apo është thjesht slogani i këtij grupi hackeruesish të identifukuar me emrin  Ismalic Ghosts Team.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se do ti drejtohet Prokurorisë së Tiranës me një kërkesë për të hetuar këtë ngjarje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›