E Diel, 1 Nëntor 2026

5 mësime strategjike për ne socialistët nga konventa e demokratëve

Erjon Veliaj


1. Bashkimi rreth liderit

Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin masakruar gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.

Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.

Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne sduhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodéetj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga

kundershtari se te gjithe jane njesoj si alibi per te mos ndryshuar e per ti dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.

2. Apel pa kompleks te kaluares

Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane mbulesa lavdie per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ndryshe, jo kaq keq etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj une skam cshtoj me shume se ckam bere me MJAFT ne ate kohe por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos

nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe sdi ti pergjigjet pyetjes ca ke qe shef? Te mendosh qe ne 98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur gjerat sishin kaq keq sa sot e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.

3. Historite lokale te suksesit

Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine Street Fight ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per tu ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel – pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa

kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.

4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen

Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje hobby ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDIjane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e tI pergjigjet pyetjes legjitime po te jete Rama, cfare do ndryshoje?

Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametrali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›