E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Berisha nuk e do heqjen e imunitetit dhe integrimin

Fatmir Xhafaj gjatë konferencës për shtyp

Opozita fajëson maxhorancën se po bllokon procesin e kufizimit të imuniteteve.

Xhafaj: Ushtarët e PD kanë votuar ligje pa i lexuar.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, akuzoi maxhorancën se po bllokon integrimin e vendit në BE. Përmes një konference për shtyp, Xhafaj tha se Kryeministri Berisha nuk e do integrimin, ndërsa përsëriti qëndrimin e PS-së për të votuar pa kushte heqjen e imunitetit.
Ne e kishim thënë qartë. Do të votojmë amendamentet për imunitetin, sapo të përfundonte debati për amendamentet e tjera kushtetuese. Ne kërkuam për të votuar një dhe vetëm një projektligj për ndryshim Kushtetute, pasi Kushtetuta nuk është lodër që mund të ndryshohet sa herë i teket Kryeministrit, u shpreh Xhafaj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›