5 mije 128 per informatat rreth vrasjes se policit

Drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ka marre vendim per te dhene nje shperblim publik prej 5 mije euro per personat qe do te ofrojne informacione lidhur me vrasjen e policit Arben Sejdiu nga Klina.
Marrjen e vendimit te drejtorit Maliqi e ka konfirmuar gjate nje konference per media zedhenesi i Policise se Kosoves toger Baki Kelani i cili beri te ditur se informatat qe ofrohen per rastin ne fjale gjithnje do te mbeten te fshehura ne polici.
147Me nje vendim te drejtorit i cili eshte marre sot ne Policine Kosoves lidhur me vrasjen e kolegut tone Arben Sejdiu ne Kline eshte marre nje vendim per shperblim publik. Vlera e ketij shperblimi do te jete 5 mije euro per personin i cili do te ofroje informacione dhe qe do te ndihmoje policine te ndricoje kete rast ku kuptohet personi i cili ofron informacione do te jete anonim per publikun148 ka thene ai.
Per te gjithe personat qe mund te japin ndonje informate e cila qon ne zbardhjen e vrasjes se Sejdiut Policia e Kosoves edhe ka vene ne dispozicion dy numra telefoni dhe ata jane ne mobil - 377 44 506 094 ndersa numri i telefonise fikse eshte -381 39 433 056.
Nderkaq zyrtaret policor njoftuan se ne operacionin e koduar 147Stuhia148 Policia e Kosoves ka arritur te konfiskoj 2.5 kilogram substance qe dyshohet te jete heroine.
Po ashtu gjate bastisjeve ne disa lokacione njesitet policore kane konfiskuar nje sasi te konsiderueshme te armatimit dhe municionit dhe kane arrestuar tre persona te dyshuar per perfshirje ne rastet e kunderligjshme.
147Dje ne oret e vona drejtoria e hetimit kunder narkotikeve ne nje operacion te zhvilluar nga 147Stuhia148 ka arritur qe te arrestoje tre persona te dyshuar personi i pare eshte Xhafer L. viti i lindjes 1956 Mustafe E 1961 dhe Avdi Q 1955. Operacioni ne fjale eshte kryer ne rajonin e Ferizajt. Gjate bastisjeve te zyrtareve policore te realizuara ne ate rajon dhe ne pjesen e rajonit te Prishtines jane sekuestruar edhe 2.5 kg substance narkotike e cila dyshohet te jete e llojit heroine nje pushke automatike AK 47 me dy karikatore ne 60 fisheke 2 pistoleta me nga nje karikatore dhe 9 fisheke nje radiolidhje ushtarake se bashku me nje uniforme ushtarake e cila eshte pa shenja148 ka thene Kelani.
Nga materialet e konfiskuara jane edhe tri vetura te personave te dyshuar te cilet jane perdore ne operacionet e tyre si dhe nje vlere e parave rreth 2700 euro dhe pajisje te tjera elektronike dhe pasaporta.
Behet e ditur se substanca e dyshuar narkotike mund te kete ardhur nga shteti i Serbise ku destinacioni i pare ne baze te hetimeve te para dyshohet te kete qene per vendet perendimore te Evropes. /kosovapress/