E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja se shpejti hap dialogun per viza me Prishtinen

Londer 25 nentor NOA - Ne javet e ardhshme ose me se largu deri ne fund te vitit Bashkimi Evropian do te hape dialogun per viza me Prishtinen. Keshtu thuhet ne nje analize te agjencise Rojters kushtuar raporteve te BE-se me Kosoven te cilen e transmeton RTK-ja.

Hapja e ketij dialogu per viza do te ishte nje inkurajim i madh per qeverine e Kosoves dhe nje sinjal i forte se vendi eshte i vendosur fuqishem ne binaret e integrimit ne BE. Rojters citon disa zyrtare te Bashkimit Evropian te kene argumentuar se sa me shpejt fillon te hapet dialogu per viza aq me mire pasi Kosova ka nevoje te inkurajohet per te filluar bisedimet e rendesishme me Serbine per ceshtje praktike.

Ndonese Beogradi dhe Prishtina jane pajtuar per fillimin e bisedimeve ende asnjera pale nuk ka bere ndonje levizje ne drejtim te fillimit te takimeve formale.

Rojters shkruan ne analizen e vet se disa diplomate evropiane kerkojne me ngulm hapjen e dialogut per viza me Kosoven sepse sic thone ata mund te ndodhe qe politikanet e Kosoves te kushtezojne fillimin e bisedimeve me Serbine me nisjen e dialogut per viza me Bashkimin Evropian. Ndonese Kosova eshte nje vend i vogel dhe i varfer prej 2 milione banoresh ajo mund te jete celesi i stabilitetit ne rajon i cili ka qene i perfshire per disa dekada nga konfliktit etnike.

Ne teresi Brukseli ka nje politike te qarte ndaj Kosoves. Ai thote se Prishtina mund te behet anetare e BE por vetem kur te permbush kushtet. Ajo qe per Bashkimi Evropian paraqet shqetesim te shtuar eshte migracioni i paligjshem. Ndonese se Kosova eshte nje vend i vogel me nje popullsi prej rreth 2 milione qytetaret e saj tashme perbejne grupin e peste me e madhe e azilkerkuesve ne BE. Sidoqofte shkruan Rojtes shtyrja e dialogut per viza me Kosoven nga ana e Bashkimti Evropian do te perbente nje turp.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›