Debatohet projekt buxheti 2011
Parlamenti ne Tirane ka nisur debatin lidhur me projektbuxhetin e shtetit per vitin 2011. Qeveria thote se per here te pare Shqiperia do te kete nje buxhet qe kapercen shifren e 4 miliarde dollareve.
Por opozita ka shume kritika nder te cilat ajo se buxheti eshte projektuar me synime elektorale.
Qeveria ka shpallur si objektiv kryesor afatmesem uljen e borxhit publik nga rreth 60 te Prodhimit te Pergjithshem ne 54.
Projekti
Qeveria ka vendosur objektivin shume te guximshem te rritjes 5.5 te prodhimit te pergjithshem bruto. Per vitin 2009 rritja zyrtare eshte 3.3 kurse ajo per vitin ne vazhdim pritet deri ne 4.
Ne Tirane thuajse gjithnje ka mosperputhje mes shifrave zyrtare dhe atyre qe ofrohen nga organizmat nderkombetare sic eshte rasti i Fondit Monetar Nderkombetar.
Qeveria parashikon qe papunesia te jete ne nivelin 12.5 dhe inflacioni ne masen 3.
Objektiv themelor afatmesem tre vjet i qeverise eshte qe borxhi publik te ulet nga afro 60 ne 54 kurse per vitin e ardhshem te ulet ne 59.
Te ardhurat kryesore te arkes se shtetit parashikohen te vijne nga tatimet dhe me tej nga doganat dhe tatimi mbi vleren e shtuar.
Qeveria po perpiqet te krijoje bindjen se buxheti eshte mjaft solid dhe nje arritje e shenuar per vendin.
Opozita skeptike
Asnjehere nuk ka ndodhur qe qeveria dhe opozita te jene ne nje mendje per buxhetin e shtetit. Por kete here opozita po kembengul se qeveria e ka projektuar buxhetin sipas nevojave elektorale. Ketu ajo ka parasysh zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne muajin maj.
Nje kritike tjeter konstante e opozites ka qene marrja e borxheve te reja per te shlyer borxhe te vjetra. Qeveria ka njoftuar disa jave me heret se ka arritur te nxjerre me sukses ne tregun nderkombetar fondin prej rreth 300 milione eurosh qe do te vije ne ndihme te nevojave imediate te buxhetit per vitin 2011.
Debati mes qeverise dhe opozites fokusohet edhe ne ate se si duhen lexuar apo kuptuar shifrat makroekonomike te servirura zyrtarisht. Dhe sipas opozites shifrat nominale dhe reale kane hendeqe te thella.
Si ndikon buxheti ne jeten e perditshme
Shifrat makroekonomike jo vetem qe pak ose aspak kuptohen nga njerezit e zakonshem por gjate gjithe vitit e ne vazhdim ne Shqiperi eshte ndjere nje shtrengese e forte ekonomike. Shpenzimet familjare jane ngushtuar ndjeshem per shkak te rritjes se forte te cmimeve te artikujve te nevojave te perditshme dhe te jeteses ne pergjithesi. Buxheti i shtetit ka qene mjaft i kursyer dhe shume biznese ankohen se nuk arrijne te vjelin pagesat nga thesari i shtetit e per pasoje te efektit zinxhir shume biznese jane ne veshtiresi pagesash e likuiditeti.
Qeveria nderkohe zotohet edhe me buxhetin e ri qe te rrise rrogat e pensionet ne mes te vitit te ardhshem. Por ne ekonomine e njerezve te zakonshem ende nuk duken shpresa per ndonje permiresim te situates se veshtire te vitit qe po mbyllet. /bbc/