E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 milione leke gjobe per punonjeist e pasiguruar

Sipërmarrësit duhet të mendohen mirë, nëse vazhdojnë të mos i sigurojnë punonjësit e tyre, sepse ministria e Financave ka propozuar një masë repressive….
Pesëfishim i gjobës, e cila aktualisht është 1 milionë lekë të vjetra. Pra 5 milionë lekë gjobë për çdo punonjës, të cilin pundhënësi nuk e ka siguruar.

Këto sqarime ka dhënë numri dy i financave gjatë prezantimit të paketës fiskale në Komsionin e Ekonomisë.

E ashtu siç mund të mendohej, sipërmarrësit e kundërshtojnë një masë të tillë, duke e cilësuar si shumë të ashpër.

Sipas punëdhënësve, edhe kontrollet nga inspektorët tatimorë ndryshojnë nga biznesi në biznes apo edhe nga zona.

Fenomeni i të punonjësve të pasiguruar apo e quajtur ndryshe si “puna e zezë’ është e shtrirë thuajse në të gjithë sektorët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›