E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kerkon komision hetimor per levizjen e popullsise ne Kukes

Partia Socialiste kërkon hetim të zyrave të gjendjes civile në Kukës. Deputetët opozitarë dorëzuan në Kuvend kërkesën ku ngrihen pretendime se në qarkun e Kukësit është shtuar në mënyrë jo llogjike numri i banorëve. Objekt hetimi është gjithashtu lëvizja e popullsisë në Bashkinë Kukës dhe Komunat Topojan, Shishtavec, Fierzë dhe Tropojë gjatë periudhës Qershor–Nëntor 2012.
Në kërkesë bëhet krahasimi me rritjen prej 0.39%, që ka popullsia e vendit tonë me rritjen prej 0’63% që ka popullsia në Kukës.
PS nënvizon se kjo bie në kundërshtim me lëvizjen demografike të popullsisë nga fshati në qytet, ndërkohë që duket për Kukësin ka ndodhur e kundërta. Socialistët në kërkesë kanë llogaritur edhe ndryshimin e mandateve për deputet.
Duke aplikuar formulën e shpërndarjes së mandateve sipas ligjit në fuqi, Qarku i Kukësit duhej të kishte 3 deputetë dhe Qarku i Beratit duhej të kishte 8 deputetë. Ndërkohë, sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga Ministria e numri i popullsisë të Kukësit është rritur në një masë të tilleë që përfitonte 4 mandate deputetësh përkundër 7 deputetësh që i takojnë qarkut Berat. Komisioni hetimor, sipas kërkesës së Partisë Socialiste duhet të shtrijë veprimtarinë e tij në një afat kohor prej 6 javësh dhe do të përbëhet nga 11 deputetë, ku 5 i përkasin opozitës dhe 6 mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›