E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 dite nga zhdukja misterioze e djalit 10 vjecar

Zhdukja misterioze e djalit 10-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror ka hyrë në ditën e 12-të dhe ende nuk ka ndonjë gjurmë apo adresë të saktë të vendndodhjes së tij.
Julian Çela është larguar nga banesa e tij në Laprakë, mesditën e 30 nëntorit, dhe prej atij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacion me të.
Jashtë kamerave nëna e të miturit shprehet se ka shumë fjalë njerëzish që i biri është parë por edhe pse vetë familjarët e kërkojnë çdo ditë e çdo natë në të gjitha zonat që thuhet, nuk kanë mundur ta gjejnë. Madje kanë vendosur fotografinë e djalit dhe numra kontakti për ata që e shikojnë.
“Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë bindemi që djalin na e mbajnë të mbyllur dhe izoluar, pasi të paktën me mua ai ka qenë shumë i hapur dhe më tregonte çdo gjë. Nuk do mundej kurrsesi të mos kontaktonte kaq gjatë” ka thënë për abc neës e ëma.
Ne kemi shkuar të kontaktojmë dhe Zanën, pronaren e qendrës së internetit ku qëndronte zakonisht Juliani, e cila thotë se e ka parë në datën 30 dhe pas kësaj date shokët e tij pranë kësja qendre.
Të pyetur nga abc neës burimet policore thanë se pista kryesore që po ndiqet nga uniformat blu është ajo e vetëlargimit të të miturit, ndoshta për shkak të ndonjë momenti të reagimit të prindërve ndaj disa xhesteve apo personave me të cilët shoqërohej i biri.
Gjithsesi, burimet thanë se të gjitha pistat e tjera janë të mundshme dhe ndodhen në tryezën e grupit hetimor.

Ndërkaq, një tjetër zhdukje misterioze ajo 66-vjeçarit Fisnik Spahiu, i cili kishte vetëm pak që ishte liruar nga burgu, ka hyrë në ditën e katërt. Spahiu sapo kishte shlyer dënimin me 20 vite burg për tentativë vrasjeje në bashkëpunim dhe kjo e bën akoma më të mistershëm zhdukjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›