5 të vrarë nga sulmet ajrore në Jemen
Zyrtarët e Jemenit thanë se nga një sulm ajror që kishte në shënjestër një udhëheqës të Al-Kaidës janë vrarë të paktën pesë militantë në jug të vendit.
Ata thanë se sulmi ajror goditi Kaid al-Dahab, një lider lokal të Al-Kaidës, në një kolonë prej tri veturash në afërsi të qytetit të Radas.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Dahab i ka mbijetuar sulmit.
Raportet e pakonfirmuara thanë se sulmi i së hënës u krye nga aeroplanët amerikanë pa pilotë.
Uashingtoni nuk e ka komentuar ngjarjen.
Të dielën, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta i ka përshkruar sulmet e telekomanduara në Jemen si një