Berisha-Dule: Presidenti i ri duhet të vijë nga politika
Ka zgjatur vetëm 15 minuta, takimi mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të PBDNJ-it Vangjel Dule, në kuadër të negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të Shtetit.
Në një prononcim për mediat, kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka deklaruar se është me rëndësi që presidenti i ri të vijë nga radhët e politikës ndërsa e ka cilësuar si jo serioze mungesën e kandidaturave për raundin e parë që do të jetë nesër.
“Një president jo nga radhët e politikës zhvlerëson rolin e politikës dhe politikanit në opinion pubik dhe shoqëri. Mendimi ynë është se ekzistojnë të gjitha kushtet për të gjetur president konsensual që të kalojë dhe kërkesën për 84 vot. Nuk do të jetë pozitive që nesër të shkojmë pa kandidatura, një proces serioz” shtoi Dule.
I pyetur nga "Ora News" për një diskutim të mundshem për emrat e kandidatëve, Dule theksoi se : “Emra konsensualë ka në radhët e politikanëve të të gjitha forcave, aktivë apo të tërhequr. Për kandidaturën e Nanos ne po konstatojmë se bëhet edhe më e pranueshme për palët dhe ka gjasa që do të arrijë konsensusin” shtoi Dule.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka theksuar se është rënë dakort me LSI-në që kandidatët të cilët do të përzgjidhen për kreun e ri të shtetit do të jenë nga fusha e politikës, drejtësisë dhe e diplomacisë.
“Patëm një takim të frytshëm për zgjedhjen e presidentit. Do vazhdojmë sot gjatë ditës ndërsa në orën 13:00 do mblidhen kryetarët e partive të mazhorancës. Unë ftoj opozitën se është në intersin më të mirë të vendit të angazhohet në këtë proces në të cilin ne jemi të vendosur pavarësisht faktit që marrëveshja e 2 shtatorit 2009 përcakton angazhimin e PD dhe LSI për ta zgjidhur me njëra me tjetrën. Ne jemi të vendour që këtë mirëkuptim ta shtrijmë në të gjithë spektrin parlamentar dhe të arrijmë me një kandidat i cili të votohet gjerësisht” shtoi Berisha.
vijon....