E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 tifozë arrestohen për incidentin në Novi Pazar

Policia e Novi Pazarit arrestoi të hënën pesë anëtarët e grupit të tifozëve të futbollit “Ekstremi” nga Novi Pazari, të cilët ditë më parë kishin vënë një flamur me përmbajtje fyese gjatë gjatë një ndeshje futbolli, ku shkruante "zemra veshka, mushkëri - rroftë shtëpia e verdhë”, duke aluduar në atë që propaganda serbe e ka ngritur për gjoja trafikim me organet njerëzore të marra nga serbët e rrëmbyer në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka deklaruar për Tanjug se flamuri është sjellë në stadium nëpërmjet portës veriore. Një nga tifozët është akuzuar edhe për pengimin e një oficeri të policisë në krye të detyrës.

Tifozët e Novi Pazarit e shfaqën flamurin gjatë një ndeshje me ekipin Rad të Beogradit më 24 tetor, si kundërpërgjigje ndaj një incidenti të ngjashëm në Beograd në mars, kur tifozët e ekipit Rad kishin shpalosur një flamur ku shkruhej "tela, thika, Srebrenicës" si fyerje për viktimat e krimeve të luftës në Srebrenicë.

Dy incidente janë dënuar ashpër nga zyrtarët e nivelit më të lartë në Beograd dhe Novi Pazar, nga udhëheqësit fetarë, partitë politike dhe institucionet publike serbe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›