5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, pritet të transportohet drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Libohovë, ku një 5-vjeçar ka rënë nga tarraca e një banese njëkatëshe.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri është dërguar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër,ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të dëmtimeve të pësuara, 5-vjeçari pritet të transportohet drejt Tiranës për një vlerësim dhe trajtim më të specializuar.
Si pasojë e rënies, i mituri ka pësuar dëmtime në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/vizionplus.tv