E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumit Seman

Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për konstatimin e trupit në zonën pranë grykëderdhjes së lumit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat është gjetur.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të ndihmojnë në identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›