E Diel, 1 Nëntor 2026

5 vjet AITA, Berisha: Shqiptarët ndër më pasionantët e internetit në Evropë

hqipëria nga një ndër vendet më të prapambeturit në planet është shndërruar në këto 5 vjet në një vend në mesataren e BE-së në fushën e hitech dhe penetrimit të internetit. Kështu u shpreh kryeministri Berisha në ceremoninë e 5-vjetorit të shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit, AITA, në hotel Sheraton.

Duke përshëndetur anëtarët e AITA-s për rezultatet e arritura në këto 5 vite, Berisha e vlerësoi të një rëndësie thelbësore për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, iniciativën e drejtuesve të disa prej kompanive të rëndësishme shqiptare në fushat hardware, software, integrim sistemesh, të cilët 5 vjet më parë themeluan Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri e vuri theksin në arritjet dhe ambiciet e qeverisë shqiptare për realizimin e objektivit madhor “Shqipëria dixhitale”, si “leva e Arkimedit” për një transparencë të thellë të qeverisjes para qytetarëve. “Shqipëria, - tha Kryeministri - ka sot, dhjetëra shërbime tërësisht dixhitale dhe ecën me shpejtësi drejt sportelit të vetëm për të gjitha shërbimet.”

Duke theksuar se në këtë sektor Shqipëria ka bërë një “quantum leap” dhe se potencialet janë edhe më të mëdha, Kryeministri ftoi anëtarët e AITA-s t’i bashkohen projektit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, për ngritjen e parkut të parë të Hi-Tech dhe kërkimit industrial në Shqipëri, duke i garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë në realizimin e këtij objektivi që, siç theksoi Kryeministri, e shndërron Shqipërinë në një qendër të prodhimit të software-ve në rajon. “Infrastruktura dixhitale është e mbetet një nga drejtimet më jetike të zhvillimit të vendit,” u shpreh Kryeministri.

Shqipëria nga një ndër ven

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›