50 balena ngecin në brigjet e Korfuzit , 10 prej tyre ngordhin
GJIROKASTËR- 50 balena “ziphius cavirostris”, nga të cilat 10 të ngordhura, u gjeten të shtunën në ishullin e Korfuzit, njoftonte Policia bregdetare e Igumenciës (Greqi).
“Policia lokale po ndjek me shqetësim situatën, për shkak se ky fenoment është shfaqur për herë të parë në ishullin e Korfuzit”, thuhet në komunikatën e policisë lokale greke.
Ilias Markos, gazetar i agjencisë zyrtare për rajonin e Igumencës (Greqi),"ANA" tha se, peshkatarët e zonës dhe banorët e ishullit po bashkëpunojnë për të shpëtuar pjesën tjetër të grupit të balenave.
“Mendohet se balenat, me gjatësi pesë deri në shtatë metra ,kanë ngatërruar rrugën për shkak të rrymave të forta detare që kanë mbizotëruar gjatë 72 orëve të fundit”, tha Markos.
Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve greke, përfaqësues të Institutit të Mbrojtjes së Detit “Arkipelagos”, kanë nisur hetimet, me frikën e ndotjes së ujërave detare.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)