Libra të rinj në Tiranë
TIRANË- Libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj janë botuar këtë javë duke ju shtuar stendave të librarive në kryeqytet.
“Dreri i trotuareve” nga Diana Çuli. Është historia e një brezi dikur të ri, që kaloi në tunele të shumta historike: që nga trysnia e egër e regjimit, që nga momentet kyçe të ndryshimeve politike e deri te periudha e gjatë e tranzicionit që ky brez mbajti mbi supe. Të gjithë këta të rinj të dikurshëm, duke lexuar “Drerin” siç e quajnë shumë lexues, mund të kthehen në retrospektivë dhe të gjejnë grimca të jetës së tyre në vitet ‘70, paragjykimet, ndjekjen e sigurimit, vuajtjet por edhe rrezet e bukurisë shpirtërore që i ruajtën të mos deformoheshin nga presioni ideologjik. Libri është një botim i shtëpisë botuese “Toena” dhe kushton 800 lekë.
“Epopeja e karkalecave dhe agonia e karkalecave” nga Uran Kostreci. “Epopeja e karkalecave” e poetit Uran Kostreci është një vepër satirike e mbajtur në trarin e vështirë të ekuilibrit mes groteskut, sarkazmës, dhimbjes e spontanitetit. Këtë libër autori ua blaton të gjithë antikomunistëve shqiptarë, që për gjysmë shekulli u vranë, u burgosën e u internuan nga regjimi gjakat Bolshevik. Libri është botuar nga “Onufri” dhe kushton 500 lekë.
“Ndjesia e Smillës për dëborën” nga Peter Hoeg. Ndërkohë që Kopenhaga po përgatitej për të festuar Krishtlindjet, Smilla nis hetimet, duke u përballur shpejt me një sërë personazhesh të mistershme e të rrezikshme, derisa përfundon në një anije që udhëton drejt një pike të shkretë në Polin e Veriut. Por pikërisht aty mes akujve që Smilla i njeh aq mirë, që sa i respekton aq edhe i ka frikë, me ç'duket fshihet e vërteta që ajo po kërkon. Romani është botuar nga “Zenit” dhe kushton 1000 lekë.
“Melusina” nga Balil Gjini. Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Libri është kompozuar në dyzet kapituj dhe rrëfehet pikërisht nga i shoqi i Melusinës po ditën e dyzetë të mortit të saj. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër. Orvatja e Melusinës për të lindur me çdo kusht një fëmijë është orvatja për t'i shpëtuar putrës së fatit...Libri është botuar nga shtëpia botuese “Zenit” dhe kushton 500 lekë.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)