Thaci Kosova me afer Bashkimit Evropian
Ne Prishtine kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se vendi eshte me afer Bashkimit Evropian i cili ka paralajmeruar fillimin e dialogut per liberalizimin e vizave per Kosoven dhe perfshirjen e saj ne sic thuhet marredhenie kontraktuale. Kryeministri Thaci tha se per here te pare Serbise i eshte bere e qarte se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian kalon nepermjet marredhenieve te mira me Kosoven ndersa kundershtoi pohimet e partive opozitare se me perfshirjen ne bisedimet me Beogradin Kosova i ka ndihmuar Serbise te afrohet me strukturat evropiane.