E Diel, 1 Nëntor 2026

50 dorëheqjet më të bujshme të politikanëve në botë

Nga Sali Berisha, te Sharl De Gol, Margaret Theçer, Riçard Nikson. Seks, korrupsion, abuzime, humbje, ja pse janë dorëhequr politikanët

430Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke qenë se Berisha ka qenë lideri historik i PD-së që nga themelimi, dorëheqja e tij ishte e bujshme për skenën politike shqiptare. Por kjo nuk është hera e parë që kryeministri Berisha jep dorëheqjen. Ai ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i presidentit në vitin 1997. Qeveria e asaj kohe e drejtuar nga Aleksandër Meksi u detyrua të japë dorëheqjen dhe vendi të kalojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme, për shkak pas shpërthimit të revoltave popullore që filluan për shkak të rënies së firmave piramidale. President i Shqipërisë që nga viti 1992, Sali Berisha detyrohet të japë dorëheqjen në vitin 1997, pas fitimit të zgjedhjeve nga ana e opozitës. Por në vitin 2005, Sali Berisha, arrin të fitojë zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Kjo bëri që ai të kthehet edhe njëherë në qeverisje, por kësaj here jo si president, por si kreu i qeverisë së krijuar prej tij. Dhe pas tetë vitesh Berisha jep sërish dorëheqjen, këtë herë nga kreu i partisë. E duke marrë shkas nga dorëheqja e Berishës, gazeta Tirana Observer boton 50 dorëheqjet më të bujshme në botë të politikanëve. Në këtë speciale ka raste dorëheqjesh të rralla si Sydner Ridi në Ishujt Solomon që qëndroi në pushtet vetëm tetë ditë, por kanë ikur nga qeveria edhe vetëm pse skanë ndjekur lajmet kur ishin jashtë pune, si në rastin e ministres së jashtme suedeze, Laila Freivalds që rastisi në teatër kur ndodhi cunami aziatik. Kanë dhënë dorëheqjen megjithëse ishin më të vlerësuarit në qeveritë e tyre, për të protestuar ndaj vendimeve për të cilat sishin dakord, si Robin Kuk në lidhje me ndërhyrjen në Irak, e si Xhefri Hau për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Por disa, me dhënien e dorëheqjes, kanë shënuar edhe rastin e parë të një veprimi të tillë në historinë e vendit të tyre, si Fred Matungulu, në Kongo. Në këtë listë përfshihen vetëm dorëheqjet e politikanëve dhe të strukturave të lidhura me to, si krerët e CIA-s. Në këtë listë nuk përfshihet dorëheqja e Papa Benediktit, një ngjarje kjo që tronditi botën dhe që kishte shekuj që një Papë nuk jepte dorëheqjen.

Petër Nekas, Çeki
Skandali i korrupsionit dhe përgjimeve sekrete detyruan Kryeministrin e Çekisë Petër Nekas të jepte dorëheqjen. Dorëheqja e tij erdhi pas arrestimin të Jana Nagiova-s, shefes se stafit të kryeministrit dhe njëherësh të dashurës së tij si dhe të shtatë deputetëve apo ish-ministrave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Madje sipas mediave e dashura e tij kishte arritur aty sa të përgjonte jo vetëm ministrat, por edhe bashkëshorten e kryeministrit.

Gulio Terzi, Itali
Ministri i Jashtëm i Italisë, Giulio Terzi, dha dorëheqjen, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për të dërguar në Delhi, dy marinsë italianë të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve indianë. Vendimi i Terzit bëri bujë për shkak të veprimit të tij, veprim i cili pushtoi faqet e para të shtypit të gjitha gjithë botës.

Karl-Theodor zu Guttenberg, Gjermani
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se kishte kopjuar pjesë në punënimin e doktoraturës. Guttenberg, i cili konsiderohej si një kandidat i mundshëm për kancelar ka kërkuar gjithashtu që t’i tërhiqet titulli doktor nga universiteti.

David Petraus, SHBA
David Petraus dha dorëheqjen si shef i CIA-s pas një skandali seksual. Petraus dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me Paula Broadëell, autore e biografisë së drejtorit të CIA-s. Mediat megjithatë hodhën dyshime mbi arsyen e vërtetë të dorëheqjes ndërsa sollën në vëmendjen e publikut një  hetim të FBI-së mbi Broadëell  të dyshuar për përpjekje për  të pasur akses në e mailin e gjeneralit nga ku do të nxirrte materiale të rezervuara, i cili venë në rrezik sigurinë kombëtare, citohen burimet.

Pal Schmitt, Hungari
Një tjetër skandal me doktoraturën i ka kushtuar dorëheqjen një politikani tjetër. E kemi fjalën për ish presidentin hungarez Pal Schmitt, i cili dha dorëheqjen pas përfshirjes në një skandal ku u zbulua se kishte kopjuar tezën e tij të doktoraturës 20 vjet më parë.

Annette Schavan, Gjermani
Një tjetër viktimë e plagjiaturës ishte edhe ministrja gjermane e Arsimit, Annette Schavan, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi universiteti i hoqi asaj doktoratën për shkak të plagjiaturës.

Dominique Strauss-Kahn, Francë
Drejtori i FMN-së Dominique Strauss-Kahn dha dorëeheqjen nga ky post pas një skandali seksual. Ai fillimisht u arrestua në SHBA, sepse mendohet të ketë përdhunuar një punonjëse hoteli. Më pas kahn doli i pafajshmë për përdhunim. Por ngjarja bëri që mediat të hetonin më shumë për të, ku dilte që ish kreu i FMN-së ishte shumë dhënë pas orgjive seksuale.

Fidel Kastro
Udhëheqësi i moshuar i Kubës, Fidel Kastro, prej sëmundjes  dha dorëheqjen (në 2010) nga posti i Presidentit dhe Shefit të Përgjithshëm të Ushtrisë, pas mbi 49 vjetësh, kur ai erdhi në pushtet përmes një revolucioni të armatosur. Udhëheqësi e shpalli vendimin e tij nëpërmjet një letre, të botuar në gazetën e Partisë Komuniste kubane, Granma. Ai thoshtete në letër se do të kishte qenë një tradhëti ndaj ndërgjegjes së tij, po të pranonte më tepër përgjegjësi, nga sa ai mund të ishte i aftë ti përmbushte fizikisht. Katro tha se vendimi i tij nuk është një lamtumirë për popullin kuban dhe se ai do të vazhdojë të shkruajë libra. Pushteti i kaloi vëllait të Fideli, Raul Kastros.

Willy Brandt, Gjermani
Willi Brandt ishte një politikan gjerman, kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 19691974. Fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1971 për përpjekjet që bëri për të përmirësuar marrëdhëniet me Gjermaninë Lindore, Poloninë dhe Bashkimin Sovjetik. Brandt u detyrua të jepte dorëheqjen si kancelar në vitin 1974, pas një skandali ku u përfshi asistenti i tij personal, Gunter Guillaume. Rreth vitit 1973, organizata e Sigurisë e Gjermanisë Perëndimore mori informacion se Guillaume ishte një spiun i Gjermanisë Lindore. Ky i fundit u arrestua më 24 prill të vitit 1974 dhe Gjermania Perëndimore fajësoi Brandt se kishte një spiun në partinë e tij. Në të njëjtën kohë, disa zbulime për jetën private të Brandt u shfaqën në për gazeta. Ai kishte pasur disa histori të shkurtra me prostituta. Brandt kishte menduar të kryente vetëvrasje, madje kishte shkruar edhe shënimin që do ta linte më pas, por ndryshoi mendje.

Tom DeLay, SHBA
Një nga skandalet më të mëdha që përfshiu SHBA në vitin 2005, ishte ai i Tom DeLay, kreut të grupit të Republikanëve në senatin amerikan. Politikani i njohur republikan, dhe një nga miqtë më të ngushtë të presidentit Bush, Tom DeLay u akuzua nga prokurori i Kontes Travis, Ronnie Earle, për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij elektorale. Kjo, sipas prokurorit, binte ndesh me ligjin amerikan të shtetasit të Teksasit mbi financimet elektorale, sipas të cilit, donacionet nga korporatat e ndryshme nuk mund të përdoren për fushatë kundër kundërshtarëve politikë. Menjëherë pas këtij skandali, Tom DeLay detyrohet të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij dhe më pas reagoi, duke thënë që akuzat e prokurorit ishin thjesht politike, por që u hodhën më vonë poshtë.

Stanislav Gross, Çeki
Kryeministër i Çekisë në vitin 2004, Stanislav Gross u detyrua të japë dorëheqjen vetëm një vit më vonë. Shkak për dorëheqjen e tij shërbyen akuzat e shumta për korrupsion, skandali për origjinën e para

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›