E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë do të ndodh në seritë e reja të serialit turk Sulejman i Madhërishëm

531888_630378460312311_1383978800_nSulejmani i Madhërishëm, u shpall seriali më i mirë i vitit më Turqi. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Antalya Tv Awards, mori vlerësimet maksimale, ku yjet e serialit të njohur televiziv kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të edicionit të katërt. Çmimin për prodhimin më të mirë televiziv e tërhoqi aktori kryesor në rolin e Sulejmanit, Halit Ergenç; për rolin e Sulltaneshës Hyrem, Meryem Uzerli u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë e televizioneve turke për vitin 2012. Disa nga elementët për të cilët u vlerësua Sulejmani i Madhërishëm ishin veçanërisht regjia, fotografia, skenari, dhe loja e aktorëve. Ky serial vazhdon të jetë i suksesshëm edhe në Shqipëri, duke mbërthyer çdo të premte  para ekranit mijëra shikues.  

Ibrahim pyet Rustemin nëse është e vërtetë që babai i tij ka qenë një bari derrash. Rustem i përgjigjet se kjo është e vërtetë dhe se ai jeton aty që prej moshës 9 vjeçare. Mahidevran zbulon se nipi i saj ka temperaturë dhe kërkon të njoftojë doktorin. Ajo i bërtet Fatmas që nuk i kushton vëmendje nipit të saj.
Hyyrem dhe Rustem kundër Ibrahimit
Hyrrem i thotë Rustemit se ajo ndjehet mirënjohëse ndaj tij për atë që ka bërë dhe Rustem i përgjigjet se ai është i detyruar ta bëjë këtë. Ajo i thotë se Ibrahim është një kërcënim për të, sepse ai ishte njeriu i besuar i Iskender Celebis. Rustem i përgjigjet se ai planifikon të diskreditojë Ibrahimin përpara njerëzve në mënyrë që të humbasë besimin e Sulltanit. Sulltani kontrollon bukën për muajin e Ramazamit dhe u kërkon të gjithëve që të ndjekin Kuranin. Gjatë darkës në pallatin e Ibrahimit, Sulejmani kujton fjalët e Ibrahimit se Hyrrem donte që Mustafa të vritej dhe fjalët e Gulizar se ajo u detyrua që të dëshmonte për Hyrremin. Ai pyet për Sulltaneshë Shah dhe Hatixhe thotë se ajo do të vijë për pak ditë. Kur Hyrrem thotë se ajo do të urdhërojë përgatitjen e një dhome për Shah, Hatixhe i thotë se nuk është e nevojshme ta bëjë këtë, sepse ajo do të qëndrojë në pallatin e saj.
Sëmuret djali i Mustafa
Mahidevran dhe Mustafa presin që të dëgjojnë lajme nga pallati. Mustafa nuk është optimist, por Mahidevran shprehet se Sulltani do ta mësojë në fund se kush është me të vërtetë Hyrrem. Diana thotë se fëmija është përkeqësuar dhe Mustafa inatoset që nuk e ka informuar. Diana i kërkon atij që të largohet nga dhoma, sepse sëmundja është ngjitëse dhe se doktori ka thënë se do të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar. Hatixhe ndodhet në kopsht me Sulejmanin dhe i thotë se është e frikësuar nga kaq shumë vrasje. Tentativa e parë ishte ndaj tij, pastaj ndaj Ibrahimit dhe tani ndaj Mustafait. Ajo thotë se ka frikë për të ardhmen e dinastisë dhe se i mungon shumë nëna e saj. Hyrrem i thotë Ibrahimit se një ditë ai do të pengohet dhe Ibrahim i përgjigjet se kjo do ti ndodh shumë shpejt asaj. Mehmet i thotë Mihrimah se ai do të largohet së shpejti dhe askush nuk do të kuptojë për shtatzëninë Nurbahar. Mustafa habitet se si u sëmurë fëmija dhe Mahidevran thotë se shumë njerëz vijnë dhe ikin në pallat.
Kurani dhuratë për Ibrahimin
Bashkëshortja e gjykatësit viziton Hyrremin me Sabika Hatun, një tjetër zonjë e pasur, e cila i jep Hyrremit si dhuratë Kuranin e dekoruar me ar, si mirënjohje për bamirësinë e saj. Hyrrem kërkon që Kurani ti jepet Ibrahimit dhe zonjusha habitet me insistimin e saj. Mihrimah i thotë Mehmetit se nëse nëna e tyre mëson për shtatzëninë e Nurbahar, ata do të marrin fëmijën dhe atë do ta përzënë. Rustem fillon të zbatojë planin e tij për të denigruar Ibrahimin para njerëzve. Jahja takohet me Mihrimah dhe i jep asaj amuletin e tij, Mehmet i sheh dhe e kërcënon se do ti thotë Sulltanit. Kur Ibrahim merr Kuranin e dekoruar me ar, ai nuk e pranon duke thënë se një dhuratë kaq e shtrenjtë konsiderohet si ryshfet duke i lënë të gjithë pa fjalë. Ibrahim mëson se Esmanur është sëmurë dhe vrapon për tek ajo.
Sulltani në Xhami
Sulltani me djalin e tij shkojnë në xhami. Përmes turmës dëgjohen zëra kundër Ibrahimit. Matrakci kur dëgjon të gjitha këto është i shqetësuar dhe Rustem buzëqesh i lumtur. Hatixhe pret motrën e saj, por vë re se ajo është vonë. Në fakt Shah Sulltana ka mbërritur tashmë e pritur nga Hyrrem dhe Afife. Sulejman i propozon Ibrahimit se ai duhet të shkojë në xhami në mënyrë që njerëzit ta shohin, sepse ai nuk ishte me ata një mbrëmje më parë. Ata kujtojnë kohën kur kanë jetuar në Manisa, kur ishin s bashku gjatë rinisë. Kur diskutimi drejtohet për tek Iskenderi, Sulltani pyet Ibrahimin se nëse e ka menduar ndonjëherë se si do të donte të vdiste. Ibrahimi duke e parë në sy i thotë se kur Veziri i tij vendos kokën në jastëk gjatë mbrëmjes, ka vetëm një ëndërr. Do ti pëlqente të vdiste si miku i tij, si vëllai i tij, si shoku i tij. Kjo është e vetmja gjë që ai do. Vetëm atëherë shpirti i tij do të gjejë paqe.
Vdes nipi i Sulejmanit
Në Manisa, Sulejmani i vogël vdes dhe Mahidevran përpiqet që të ngushëllojë djalin e saj. Hatixhe shkon në pallat dhe mirëpret Shah Sulltanën duke i thënë se ajo e priste në pallatin e saj. Shah thotë se Sulltani dha urdhër për akomodimin e saj, diçka që Hatixhesë nuk i pëlqen. Rustem informon Hyrremin se planet e tyre po shkojnë normalisht. Sulltan mirëpret Shah Sulltanën dhe ajo flet me admirim për fëmijët e tij. Ajo thotë se Mihrimah është shumë e bukur. Më pas vjen Hyrrem dhe Sulejmani i kërkon asaj që të ulet me ta, diçka që nuk i pëlqen aspak Hatixhesë. Hyrrem i sheh dhe thotë se do ti pëlqente që edhe ajo të kishte motra. Më pas Shah i thotë se ato janë si motra për të. Kur ato ikën, Hatixhe i thotë Shah se i shfaq shumë konfidencë Hyrremit dhe Shah e mërzitur i thotë se ajo nuk është personi i duhur që ti tregojë se si të sillet.
Ibrahimi në Xhami
Ibrahim shkon në xhami dhe zëra pakënaqësie dëgjohen nga turma. Dikush thotë se ai nuk e pranoi Kuranin si dhuratë dhe se nuk duhet të shkojë në xhami, por në kishë. Ibrahim i mërzitur nga të bërtiturat e turmës sulmon një nga njerëzit. Ai urdhëron që të arrestohet dhe të ekzekutohet. Sulejmani kujton përgjigjen e Ibrahimit për pyetjen se si donte të vdiste. Hyrrem e pyet se përse është kaq i mërzitur dhe skeptik dhe ai i thotë se vajza që kreu vetëvrasje, donte të vriste Mustafan duke i treguar për thashethemet se ishte një urdhër i saj. Hyrrem i përgjigjet se këto janë gënjeshtrat e Ibrahimit. Pastaj ai e pyet se kur kjo armiqësi mes tyre do të ndalojë dhe se ajo thotë se Ibrahim është fajtor. Sulejman pyet se çfarë fshihet në zemrën e saj dhe Hyrrem i thotë dashuri për ty.
Plani për hakmarrje
Fatma i thotë Mustafait që të marrë hak për vdekjen e djalit të tyre duke i shkaktuar të njëjtën dhimbje Hyrremit, duke e konsideruar atë përgjegjëse. Mustafa qëndron në heshtje. Në treg njerëzit e Rustemit vazhdojnë të flasin kundër Ibrahimin. Ai u kujton atyre se Ibrahim do të ekzekutojë një burrë të pafajshëm. Turma shkon në pallatin e Ibrahim Pashës duke kërkuar drejtësi dhe liruar të burgosurin. Ajaz Pasha informon Sulltanin për ngjarjen dhe se Ibrahim do të ekzekutojë dikë pa proces gjyqësor. Kur Ibrahim dëgjon turmën jashtë pallatit, i inatosur i kërcënon duke i thënë se nëse nuk largohen do ti ekzekutojë…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›