50 mijë euro për ‘Muslim Mulliqin’
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Qendrën Artistike “Muslim Mulliqi” për rinkostruimin e Muzeut - Galeri “Muslim Mulliqi”.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Veton Firzi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën Artistike “Muslim Mulliqi” për rikonstruimin e Muzeut - Galeri “Muslim Mulliqi”.
Me këtë memorandum Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit merr përsipër të investojë pesëdhjetë mijë euro për rikonstruimin e Muzeut - Galeri “Muslim Mulliqi”, ndërsa Qendra artistike do të implementojë projektin në bashkëpunim me MKRS-në.
MKRS edhe më tej është e përkushtuar që përmes formave të tilla të vazhdojë investimet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në infrastrukturën e kulturës në Kosovë.