50 qese me ushqime për vota, arrestohet drejtori dhe dy punonjësit në Bashkinë Shkodër, në kërkim shefi tjetër që i porositi (EMRAT - NGJARJA)
"Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime",thotë njoftimi. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", kryer në bashkëpunim, shtetasit:
- - Ergys Ivziku, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
- - Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
- - Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër.
Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi
Arvit Bushati, 33 vjeç,me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:
- -Ergys Ivziku, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
- -Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër;
- -M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Bashkia Shkodër.
Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
