50 vjet nga krijimi i James Bond

Bëhet fjalë për një paketë ku përfshihen të 22 filmat me spiunin më të famshëm në botë, që vijnë në format DVD Blu-ray, për herë të parë të gjithë së bashku.
Gjithashtu, paketa e filmave me protagonist agjentin 007, me licencë për të vrarë, ka si risi cilësinë 'high definition' për 9 prej 22 prodhimeve kinematografike.
“Të kesh të 22 filmat në dispozicion në Blu-ray për herë të parë është një mundësi e madhe për fansat e agjentit sekret më të famshëm të kinemasë, të cilët do të mund të përjetojnë sërish aventurat epike të tij, para daljes së episodit të fundit “Skyfall” vjeshtën e ardhshme”, ka deklaruar Michael Brown, zëvendëspresident i MGM.
Sipas tij, tani spektatorët do të kenë mundësi të shijojnë të gjithë intensitetin e aksionit, duke eksperimentuar cilësinë më të mirë të mundshme.
Agjenti i famshëm, i krijuar nga pena e Ian Fleming, është interpretuar në këto 50 vjet nga gjashtë aktorë: Sean Connery, Roger Moore, George Lazenby, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe së fundmi Daniel Craig, që është dhe Bondi i parë me flokë të verdhë.