50 vjetori i Azem Hajdarit perurohet ne sheshin Liria permendorja e tij
Në 50 vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit është përuruar në sheshin “Liria” të Qytetit Studenti përmendorja në nder të tij.
I pranishëm në këtë përurim krye minsitri Sali Berisha u shpreh se burra si ai shënohen me gërma të arta në murin e historisë së kohës, ata nuk vdesin kurrë, jetojnë gjithnjë, ndaj edhe ditëlindja e tyre festohet gjithnjë.
“I tillë ishte edhe Azem Hajdari, nuk mund të gjesh fjalë tjetër për ta vlerësur vecse, tribun lirie. Lëvizja studentore ishte padyshim lëvizja dhe përballja më e egër që regjimi komunist kishte njohur. Në ditën që unë me dy miqtë e mi u nisëm tek studentët, nuk e kisha njohur ndonjëherë Azem Hajdarin. Në një lokalet e këtij qyteti ne do takonim Azem Hajdarin dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij. Dy gjëra mbetën në kujtesën time të përjetshme, së pari vendosmëria e tyre e jashtëzakonshme, djemë trima, të vendosur për cdo sakrificë me regjimin. Ata të gjithë ishin guximtarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte Azem. Ky ishte heroi i studentëve, udhëheqësi i tyre. Ajo nuk ishte një lëvizje e programuar prej kohësh e organizuar në fshehtësi, jo por udhëhiqej nga një tribun lirie. Ditët më vonë tek Azemi do spikatnin në mënyrën më të shkëlqyer, forca e një lideri, guximi i një lideri”,-tha kryeministri Berisha.
Më tej për të pranishmit në këtë sesion përkujtimor, bashkëshortja e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, zonja Fatmira Hajdari, tregoi për të pranishmit disa momente të veçanta të jetës së tyre familjare. Në nderim të rolit të tij në përmbysjen e diktaturës dhe zhillimin dhe konsolidimin e demokracisë, u shfaq edhe një dokumentar i titulluar “Azem Hajdari – Shpirt i Lirë”. Ndërsa në fund të këtij sesioni përkujtimor u vendosën lule në shtatoren e tribunit në sheshin qëndror të qytetit studenti.
Nishani: Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë
Presidenti, Bujar Nishani nderoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan e deputet deri në sakrificën sublime në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të shquara atdhetare, duke mbetur përjetësisht i gdhendur në kujtesën historike të kombit shqiptar”. Në ceremoninë solemne të mbajtur në përvjetorin e 50-të të lindjes së Azem Hajdarit ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, pjesëtarë të familjes Hajdari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjerë. Presidenti i Republikës në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, u shpreh se “Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”. Pas leximit të dekretit presidencial, zonja Fatmira Hajdari në emër të familjes së saj e falënderoi Presidentin Nishani që zgjodhi ditën e shënuar të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit për t’i akorduar atij Urdhrin më të lartë të Flamurit Kombëtar.