E Diel, 1 Nëntor 2026

Konstitumi i KZAZ-ve PS ende nuk ka depozituar propozimet

Kodi Zgjedhor përcakton që brenda datës 8 mars partitë politike duhet të depozitonin pranë KQZ-së propozimet për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor. Këto komisione duhet të konstituohen brenda 23 marsit. Vetëm PD, LSI dhe PBDNJ kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj, ndërkohë që PS ende nuk ka përcjellë pranë KQZ-së propozimet e saj.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje Partisë Socialiste të paraqesë sa më shpejtë të jetë e mundur propozimet për anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor në përmbushje të detyrimit që Kodi zgjedhor i ngarkon këtij subjekti politik” – deklaroi zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nga subjeketet e tjera politike për të verifikuar përputhshmërinë e propozimeve të paraqitura me kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›