Mberrijne ne Tirane vezhguesit e ODIHR

Ka mbërritur në Tiranë misioni vlerësimi të ODIHR-it, për të vëzhguar nga afër përgatitjet per zgjedhjet e 23 qershorit. Me ftesë të misionit tonë të përhershëm në OSBE, ekipi nga ODIHR, do të qëndrojë në Tiranë deri më datë 14 mars, për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ekipi I ODIHR, do të takohet pasditen e sotme, në orën 19.00 me Ministrin e Brendshëm Flamur Noka. Axhenda e takimeve do të vijojë nesër në orën 9.00 me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti dhe në orën 11.30 me kryeministrin Sali Berisha. Misioni i Vlerësimit do të ketë një takim edhe me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Pas takimeve në Tiranë, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj. Ministria e Jashtme sqaroi dje, se: “Sipas rregullave të procedurës së OSBE, ODIHR-i është ftuar me notë verbale për të dërguar një mision vëzhgimi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 në Shqipëri. Kjo ftesë është bërë menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës”.