500 gr heroinë në Kakavijë, 5 të shoqëruar

Nje sasi heroine e sekuestruar nga policia / Foto arkiv
500 gramë heroinë janë sekuestruar sot nga policia kufitare në pikën e kalimit të Kakavijës.
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në automjetin e llojit taksi, me targa AA 470 BK.
Droga ishte ndarë në dy pako dhe ishte vendosur në pjesën mes dy sediljeve të para.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Sokol Dulla, 32 vjeç, si dhe 4 personat që udhëtonin me të. / Entela Bani