Gjykatat administrative, projektligji pritet të miratohet në Kuvend

Armando Subashi / Foto arkiv
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së komisionarit Fule, Parlamenti ka nisur shqyrtimin e projektligjit për ngritjen e gjykatës administrative.
Relatori i projektligjit, deputeti socialist Armando Subashi, bëri një prezantim të projektligjit dhe u kërkoi deputetëve të të dyja kaheve ta miratojnë unanimisht atë.
Subashi është shprehur i kënaqur në lidhje me arritjen e bashkëpunimit dypalësh për këtë ligj të rëndësishëm.
Ligji për gjykatat administrative, një pikë që nuk e ka gjetur konsensusin e përbashkët të maxhorancës dhe opozitës për të paktën dy vjet, pritet tu japë fund zvarritjeve të proceseve gjyqësore mes biznesit dhe shtetit, apo edhe qytetarit dhe shtetit. / G.N.