E Shtunë, 31 Tetor 2026

500 litra benzine... zjarrit

Qe krijuar pershtypja se rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian per hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009 e kishte mbledhur qeverine shqiptare se me ne fund pas shume deshtimesh shumica dhe opozita do ta gjenin kompromisin e munguar per hetimin e zgjedhjeve.


Por ka menduar KQZ-ja per te ndezur fitilat. Katershja qeveritare ne kete institucion te politizuar me ligj pritet te votoje ne nje prej diteve te ardhshme nje projektvendim per djegien e fleteve te votimit. Per kete eshte parashikuar blerja e 500 litrave benzine


Une nuk e di se per djegien e fleteve te votimit kerkohet doemos benzine dhe jo nje lende tjeter djegese apo nje menyre tjeter asgjesimi.


Ndoshta ska rruge tjeter. Ndoshta ka dhe rruge te tjera por dikush ka menduar me djallezi kete zgjidhje tontonamakutesh. Sido qe te jete e verteta ne rastin e dhene benzina ka nje tingellim fatal.


Vetiu te shkon mendja se 500 litrat e planifikuara do te perdoren jo vetem per te djegur fletet por edhe per tiu vene zjarrin urave te dialogut dhe komunikimit midis opozites dhe qeverise pra disa gjerave shume te medha qe lidhen me demokracine dhe integrimin e Shqiperise ne Evrope.


Kush ka enderruar perplasjen ne shtepi dhe ftohjen me miqte nuk mund te gjente ne kete periudhe nje zgjidhje me ideale se djegia e fleteve.
Formalisht arsyeja pse merret ky vendim eshte lirimi i kutive te votimit per ti bere gati per zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem.


Kesisoj KQZ-ja duket sikur sheh punet e veta nuk di cbehet rreth e rrotull dhe nuk merret me politike Por kush mund ta besoje kete perralle kur dihet se ishte pikerisht shumica ne KQZ qe shkeli hapur nenet 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor per rinumerimin duke e futur politiken shqiptare ne nje ngaterrese qe nuk i duket ende fundi


Nga ana tjeter kush nuk e di se Shqiperia eshte nderkombetarisht ne krize dhe ne ngerc pikerisht sepse opozita BE-ja dhe OSBE-ja nuk jane marre vesh me qeverine per fatin e fleteve


shte e qarte se paralajmerimi per djegien e fleteve eshte nje provokacion dhe nje sfide. Ne radhe te pare ndaj Parlamentit Evropian qe i ka kerkuar Shqiperise ne menyre solemne hetimin e materialeve elektorale te zgjedhjeve te kaluara.


Ne radhe te dyte ndaj OSBE-se qe ka kerkuar ruajtjen e fleteve te votimit gjate procesit te hetimit parlamentar. Ne radhe te te trete ndaj opozites shqiptare qe eshte perfshire qe prej nje viti ne nje perpjekje historike pa precedent per te garantuar zgjedhjet e lira ne Shqiperi nepermjet transparences se zgjedhjeve te kaluara.


Guxim i madh per kater komisionere te hedhin sfida kaq te medha me pasoja te pallogaritshme. Por ata qe kane guxuar te shkelin Kodin Zgjedhor ne dem te opozites dhe ne dobi te qeverise nuk kane asnje problem ta zbatojne Kodin ne funksion te debatit te dites


Po te mos ishin sherbetore te verber te qeverise partia qe i ka zgjedhur duhej ti kishte marre ne analize qekurse prokuroria zbardhi manipulimet e turpshme te Ruzhdijes manipulime te cilat keta komisionere i kishin kaluar si verdikt te zgjedhesve. Asnje mase nuk eshte marre gje qe tregon se per hesapet e qeverise ata nuk kishin gabuar por thjesht ishin kapur.


Kjo eshte arsyeja qe vendimet me impakt politik te KQZ-se nuk i konsideron kush vendime te nje institucioni te pavarur por si vendime te shumices se zotit Berisha. Edhe projektvendimi per djegien e fleteve ne kulmin e debatit per fletet keshtu lexohet.


Qeveria nuk po arrin ta perligje me argumente logjike dhe juridike pozicionin e vet platonik ne lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Sidomos pas publikimit te rezolutes se Parlamentit Evropian qeveria ka dale fare zbuluar ne perpjekjen e vet per te penguar e sabotuar transparencen.


Ne keto kushte duke shfrytezuar shpalljen e zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikes hidhet ne loje varianti ligjor i 500 litrave benzine per te djegur fletet. Ky vendim nese do te vihej ne jete do ta mbyllte vertete ragbine e sterzgjatur per hetimin e zgjedhjeve. Por do ta mbyllte ne menyren me te keqe te mundshme. Ai do ti hidhte benzine zjarrit.


Opozites do ti mbeteshin vetem sheshet vetem protestat. Kesaj radhe opozita nuk do te ndalohej me nga nderkombetaret. Kurse mazhoranca dhe kreu i saj do te humbnin perfundimisht opoziten e tyre qe eshte nje humbje nga me te rendat e te pariparueshmet ne demokraci. Asnje opozite normale dhe demokratike nuk mund te shkoje ne zgjedhje si cjapi te kasapi.


Nuk ka valle zgjidhje te tjera pervec benzines Sigurisht qe ka. Nje zgjidhje eshte blerja ne kohen e duhur e kutive te reja per zgjedhjet e ardhshme vendore. Nje zgjidhje tjeter eshte fillimi pa humbur kohe i hetimit parlamentar. Po te kete vullnet te mire nga qeveria hetimi mund te perparoje me shpejt se sa mendohet.


Ne rastin me te keq hetimi mund te kerkoje shtyrjen pak dite te zgjedhjeve lokale nderkohe qe mungesa e hetimit e ve ne pikepyetje te plote mbajtjen e atyre zgjedhjeve. Kjo eshte e verteta.


Transparenca e zgjedhjeve te vitit 2009 do te vijoje te qendroje si nje shkemb ne rrugen qe do te ndjekin zhvillimet politike te vjeshtes. Vendi nuk do te hedhe dot asnje hap real perpara pa i dhene zgjidhje krizes qe ka prodhuar refuzimi i transparences nga qeveria. Per fat te keq Shqiperia humbi nje vit pa bere asgje konkrete.


Qeveria gjithnje ka dashur te fitoje kohe duke synuar te lodhe opoziten me qellim qe levizja e saj te behet sa me vulnerable dhe te humbase mbeshtetjen nga publiku. Kjo ka qene nje beteje e gjate por opozita ka treguar se nuk lodhet. Mendoj se zgjidhja finale nuk do te mund te shtyhet pertej vjeshtes. Asnje alibi nuk vlen me.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›