Ndryshimet ne qeveri Kuvendi sot voton Meten dhe Haxhinaston
TIRAN- Parlamenti pritet te miratoje sot emrat e rinj ne kabinetin Berisha. Pas dekretimit nga Presidenti i vendit sot deputetet do te kalojne ne vote ndryshimet e bera vetem pak dite me pare me propozim te LSI dhe miratimin e kreut te qeverise Sali Berisha.
Keshtu Edmond Haxhinasto pritet te votohet ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Ilir Meta ne vend te ministrit te shkarkuar Dritan Prifti ne krye te Ministrise se Ekonomise Telekomunikacionit dhe Energjitikes METE.
Pasi te gjejne miratim ne Kuvend ministrat e rinj do te shkojne per te bere betimin ne Presidence e mandej per te nisur punen ne dikasteret perkatese.