E Shtunë, 31 Tetor 2026

500 të vrarë si pasojë e dhunës në Nigeri

Të paktën 500 persona humbën jetën pas dhunës ndërfetare, që shpërtheu të dielën në qytetin nigerian, Jos.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet vendase, sipas të cilave ky qytet është rregullisht skenë e përleshjeve të tilla. "Rreth 500 persona kanë vdekur pas sulmeve që filluan dielën në mbrëmje'', deklaroi përgjegjësi për komunikimin në shtetin e Platosë, Dan Majang.

Sipas shumë dëshmitarëve të pyetur, sulmet me karakter etnik janë përqendruar kundër banorëve të tre fshatrave në jug të Josit.

Të dielën në mbrëmje, presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ngriti shkallën e gatishmërisë të forcave të armatosura.

Në janar, përleshjet mes të krishterëve dhe myslimanëve u vranë më shumë se 300 të persona në Jos dhe në fshatrat përreth.

Banorët e tre fshatrave në jug të këtij qyteti thanë se barinjtë lokalë u sulmuan nga disa persona të panjohur. Ata thanë se sulmuesit hapën zjarr që njerëzit të dilnin nga shtëpitë dhe më pas i sulmuan ata. Disa shtëpive iu vu zjarri.

Gazetarët në një prej fshatrave thanë se numëruan më shumë se 100 viktima të lëna përjashta. Edhe 18 trupa të tjerë u dërguan në një morg në qytetin Jos. Shumica e të vrarëve ishin fëmijë dhe gra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›