E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Turqinë Lindore

Të paktën 57 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si rezultat i një tërmeti në Turqinë Lindore.

Tërmeti goditi pak pas orës 4 e gjysmë të mëngjesit dhe kishte një fuqi mbi 6 ballë.
Autoritetet lokale në provincën Elazig thanë se një fshat ishte rrafshuar krejtësisht.

Skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në zonën e prekur më rëndë.

Gjysmëhëna e Kuqe turke ka ngritur çadra të përkohshme për strehimin e familjeve që kanë mbetur jashtë në kushtet e dimrit të ftohtë.

Pas tërmetit ka pasur afro 40 dridhje të lehta.

Banorët janë këshilluar të mos kthehen në shtëpitë e dëmtuara.

Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Mbi 17 mijë vetë u vranë nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Stambollit në gusht të vitit 1999.

Cilësia e dobët e ndërtimeve u konsiderua atëherë si shkak i numrit të lartë të viktimave.
Për këtë ekziston ende shqetësim pasi sizmologët kanë paralajmëruar një tërmet tjetër të fuqishëm brenda dekadave të ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›