E Diel, 1 Nëntor 2026

5.000 tuniziane ne Lampeduza - Qeveria italiane merr masa per zbutjen e situates

Gazeta La Repubblica ben fjale per 5.000 refugjate ne ishull. Kesisoj Lampeduza se shpejti do te kete pothuajse aq refugjate sa edhe banore. Vala e refugjateve nga Tunizia nuk ka te ndalur. Gjate diteve te fundit banoret kane protestuar here pas here sepse nuk duan ta pranojne me gjendjen e tensionuar ne ishull. Ato i druhen dyndjes ne qendren e refugjateve dhe pranise se perforcuar te policise dhe te ushtrise gje qe mund te influencoje negativisht turizmin si burimi kryesor i te ardhurave per shumicen e banoreve gjate muajve te veres.

Gjendja humanitare ne Lampeduza katastrofale Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Emigrante afrikane ne ishull

1.000 tuniziane e kane kaluar naten jashte e me sa duket per ta nuk ka pasur as batanije te mjaftueshme. Hotelieret kane refuzuar te strehojne se paku tunizianet minorene.Te dielen ne mengjes 20.3. disa qindra banore jane perpjekur ta pengojne ankorimin e nje anieje e cila sillte ne ishull furnizim me cadra dhe tualete ambulante. Autoritetet po planifikojne te ngrene nje kamp me cadra per refugjatet ne nje ish-baze ushtarake. Ne nuk duam nje qytet me cadra thote kryetari i bashkise Bernardino de Rubeis Te gjithe refugjatet qe vijne ketu duhet te zhvendosen ne gadishull. Une i kam bere thirrje presidentit te shtetit ne menyre qe ai t u drejtoje nje mesazh paqejeje njerezve ne Lampeduza.

Thirrje per solidaritet

E ne fakt Presidenti i Italise Giorgio Napolitano ka mirekuptim per situaten e veshtire te banoreve te ishullit dhe u ka bere thirrje te gjitha rajoneve te tregohen solidare dhe te pranojne refugjate. Per here te pare edhe qeveria italiane po ben perpjekje serioze per ta zbutur situaten. Nje anije e flotes eshte nisur drejt Lampeduzes e cila se paku mund te evakuoje nje mije refugjate. Per te krijuar vend per strehimin e refugjateve tuniziane qeveria ka filluar qe azilkerkuesit nga e gjithe Italia t i zhvendose ne nje kamp ne Mineo te Sicilise. Kjo baze deri vone eshte perdorur prej ushtareve amerikane dhe ofron hapesire per disa mijera njerez.

Autor T. Kleinjung / V.Filaj-Ballvora

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›