E Shtunë, 31 Tetor 2026

53 milionë klikime vetëm për dy ditë

Pop sensacion, Psy sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Gentleman”dhe duket se kjo këngë po ec hapave të njëjtë sikurse “Gangnam Style”, sa i përket pullaritetit dhe klikimeve.

‘Gentleman’ ka arritur të marrë 53 milionë klikime për vetëm dy ditë. Ndonëse ka ende rrugë për tu bërë që të arrihen 1.5 miliardë klikimet e ‘Gangnam Style’, duket se shumë shpejtë do të ndodhë e njëjta edhe me këtë këngë.

Menjëherë pas publikimi, ‘Gentleman’ arriti që vetëm për 24 orë të klikohet 18 milionë herë.


Vlen të përmendet se kjo këngë është shumë e ngjashme me ‘Gangnam’ në ritëm, por edhe klipi është tejet i ngjashëm. Duket se Psy e ka kuptuar formulën se si ta bëjë publikun për vete duke mos dal edhe aq jashtë konturave të megahitit që bëri për vete me miliarda njerëz./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›