E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hera e parë e Pink

Këngëtarja, Pink ka luajtur për herë të parë live në piano gjatw koncertit të saj mbrëmë në Manchester.
Pink momentalisht është në Britaninë e Madhe në kuadër të turneut të saj, ‘The Truth About Love’ i cili më pas do të vazhdojnë në Paris.

Gjatë natës së mbrëmshme, Pink për herë të parë ka luajtur në piano drejtpërdrejt para një audiencë të gjerë.

"Luajta piano për herë të parë në jetën time sonte për qytetin e Manchesterit. Nuk mbaj mend të kem qenë më nervoze ndonjëherë “, ka shkruar ajo në Twitter.

Përveç që është shumë e zënë me angazhimet e saja në muzikë, Pink njëkohësisht është një nënë e përkushtuar e cila mundohet që kohën më të madhe t’ia kushtojë vajzës së saj, Willow të cilën e ka me burrin Carey Hart./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›