E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikja: Jam myslimane dhe e lexoj Kur'anin

Vazhdon dita e ditës BigBrother të shpalos ndodhi të reja për shikuesit e vet, sot në televizionet tona banorja e re e shtëpisë befasoi të gjithë me njohurit e saja për fejën islame.

Ndërsa djemtë ishin duke folur në BigBrother, afrohet Rikja dhe Eldora, të cilat iu bashkangjitën bisedës, ku Rikja i pyet se për cfarë po bisedonin në mënyrë që të inkuadroheshin.

Pas dyshimeve që banorët e shtëpisë kishin ndaj saj, kinse ajo ka probleme me të folurën shqipe, pas një kohe të gjatë së jetuarit në Itali, ajo ua ndrroi përshtypjen me sa duket.
Ndërkohë fillon të shtjellohet një temë lidhur me fenë, ku banorja më e re e BigBrotherit, tregon se i përketë religjionit mysliman dhe se librin e shenjtë Kur’anin e merr pas vetës gjithëmonë, duke e lexuar herë pas here.
“Une nuk i lutem Zotit vetëm kur kam nevojë.”

Ajo komplimentohet nga banorët qe ishin të përfshirë në bisedë, dhe më tutje vazhdon diskutimi, duke treguar e komentuar histori nga Kur’ani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›